Vrasja e Aleksandër Sadikajt/ Anila Hoxha jep detaje të reja: Kishte dosje hetimore edhe në Greqi, në 2021 iu vendos ekspuls

AKTUALITET


Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ka bërë me dije këtë të hëne në “Top Story” detaje të reja në lidhje me atentatin mafioz që iu bë 27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt ditën e shtunë.

Hoxha tha se Sadikaj nuk ka pasur probleme vetëm me drejtësinë shqiptare por edhe atë greken, pasi ka një ekspuls nga shteti grek. Sipas burimeve të gazetares,i ndjeri ka qenë pjesë e një i një ngjarje të bujshme në Greqi.


Anila Hoxha: Unë mbaj shënim në vite të gjitha objektivat e atentateve me tritol apo lëndë plasëse. Të parët janë ata që iu jepet një mesazh, i vendoset një sasi e vogël tritoli për të mos u shkaktuar dëm me jetë por vetëm për të dhënë një mesazh. Këtu nuk ka viktima. Atentati klasik. Unë në vite kam kontaktuar me të afërm të Skerdilad Konomit, të cilët kanë frikë prezente dhe japin mesazhe jo të drejtpërdrejta në çdo përvjetor.

Kemi një të ri 27-vjeçar të vrarë që dikur ka qenë hajdut. Gjithçka nis nga hetimi pasuror. Ai u ekzekutua në një nga kapilarët e qarkullimit më të frekuentuar. Ne kemi më tepër se 75 ngjarje me tritol në 10 vitet e fundit.

Mua më është thënë se Aleksandër Sadikaj kishte ekspuls nga pala greke, megjithëse kemi një raport të ndërlikuar për drejtësinë greke dhe nuk marrim dot informacion të saktë. Autoritetet kanë marrë informacion që është dëbuar nga shteti grek dhe burime shumë të sigurta të mijat thonë se i ndjeri është proceduar penalisht në Greqi në vitin 2021 për një ngjarje të madhe që nuk mund ta bëj publike.




Skip to toolbar