Vrasja e Konomit dhe atentati ndaj prokurorit, kronologjia e krimeve që të çojnë te Gjiri i Lalëzit

AKTUALITET


Nga ekzekutimi mafioz me tritol i gjyqtarit Skerdilajd Konomi në shtator të 2011 e deri tek atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019 kanë ndodhur një seri ngjarjesh kriminale, që nuk duken aq të rastësishme dhe krejt të palidhura me njëra-tjetrën. Gazeta “Si” rendit kronologjikisht gjashtë nga ngjarjet më të bujshme të ndodhura nga 2011 e deri më tani, që sugjerojnë se i lidh me njëratjetrën konikti i pronave në Gjirin e Lalëzit.

9 shtator 2011 – Ekzekutimi i Skerdilajd Konomit


Automjeti tip Mercedes Benz i gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi shpërthen në ecje në bulevardin qendror të Vlorës rreth orës 09:00, kohë kur gjyqtari ishte duke shkuar në zyrë për të nisur ditën e punës si normalisht. Automjetit i ishte vendosur një sasi prej rreth gjysmë kilogrami tritol, nga shpërthimi i telekomanduar i së cilës ai nuk mundi të shpëtonte. Ngjarja tronditi Vlorën dhe mbarë vendin. Por, pavarësisht zotimeve për vendosjen e autorëve para drejtësisë, ende sot kur kanë kaluar më shumë se 10 vite nuk ka një autor. Pista e parë që u hetuan ishte vrasja për shkak të detyrës.

Por, kjo pistë ra shpejt nisur nga fakti që i ndjeri ishte gjyqtar i Shkallës së Parë në qytetin e Vlorës dhe nuk kishte gjykuar dosje të bujshme, që të justikonin atentatin e e mirëorganizuar ndaj tij. Për këtë arsye, hetimet u zhvendosën tek çështja e pronave në bregdetin e Durrësit dhe të Kavajës, ku Konomi kishte përfituar në 2009 përmes një vendimi të Gjykatës së Lartë 300 hektarë tokë të trashëguara në emër të bashkëshortes së tij.

Që prej asaj kohe, prona në fjalë është përfolur shpesh mediatikisht si e lakmuar dhe pjesërisht e privatizuar përmes mbivendosjes dhe falsikimeve nga grupe kriminale në Durrës, ku në disa raste është përmendur edhe emri i Landi Muharremit, njohur edhe si Aleksandër Laho, apo me pseudonimin “Rrumi i Sukthit”, i njëjti person që mbeti i plagosur në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019 dhe person me precedentë të theksuar kriminalë.

24 tetor 2011 – Vdekja e zv.drejtorit të SHIK në Durrës

Ekzekutimi mafioz i Skerdilajd Konomit shkundi strukturat shtetërore që të vihen në lëvizje për zbulimin e autorëve. Mes agjencive që iu transmetua urdhri për mbledhjen e informacioneve për këtë vrasje ishte edhe Shërbimi Informativ Kombëtar (sot Shërbimi Informativ Shtetëror). Sipas artikujve në disa media të kohës, SHIK udhëzoi agjentët në terren, sidomos në Vlorë dhe Durrës që të grumbullonin informacione që mund të çonin në zbardhjen e vrasjes së Skerdilajd Konomit. Mes personave që u ngarkua me këtë detyrë në Durrës ishte zv.drejtori i SHIK për këtë rreth, Isa Çopa. Por, pak javë pas marrjes së këtij urdhri, Isa Çopa gjendet i shkrumbuar brenda automjetit të tij në Plazhin e Currilave. Brenda makinës është gjetur pistoleta e tij që kishte shkrepur një herë.

Policia tha paraprakisht se dyshonte për vetëvrasje, nisur edhe nga një mesazh që i ndjeri i kishte dërguar në telefon të birit. Familjarë dhe të afërm të viktimës përjashtuan pistën e vetëvrasjes. Autoritetet shqiptare kërkuan ndihmën e ekspertëve mjeko-ligjorë gjermanë për të kuptuar se çfarë i kishte ndodhur Isa Çopjas. Provat nisen për t’u analizuar nga gjermanët, të cilët në dhjetor të 2012 kthejnë përgjigje përmes një raporti të gjatë, ku nuk itej për vetëvrasje. Sipas ekspertizës gjermane, Isa Çopa ishte dhunuar me sende të forta në pjesën e kokës dhe në momentin që është djegur brenda makinës së tij, tip Opel Corsa ka qenë ende i gjallë. Raporti gjerman thotë se shkrepja e vetme e pistoletës ka ndodhur për shkak të nxehtësisë dhe jo prej tij.

10 shtator 2016 – Dhunohet biznesmeni libanez, Faadi Mitri

Një ditë pas 4-vjetorit të ekzekutimit mafioz të Skerdilajd Konomit, biznesmeni libanez, Faadi Mitri dhunohet në rrugën e Rinasit, pasi më parë dy persona, që policia nuk i identikoi dot përplasën makinën e tyre, tip “Volksëagen Tuareg” me mjetin “Mitsubishi” me të cilën Mitri po udhëtonte familjarisht. Pas përplasjes që dyshohet se ka qenë e qëllimshme, njëri prej personave del me një shkop bejsbolli dhe dhunon biznesmenin libanez në mes të ditës në sy të dhjetra kalimtarëve dhe familjarëve të tij.

Mitri përfundon në një spital privat, ndërsa autorët në drejtim të paditur.  Fill pas këtij episodi, ai dhe kompania që ai përfaqësonte thanë se dhuna lidhej me pronën në Gjirin e Lalëzit, ku do të investoheshin miliona euro si pjesë e një projekti për zhvillimin e turizmit. Kreu i grupit “OMNIX”, që Mitri përfaqësonte u shpreh i habitur sesi autorët nuk u vunë në pranga dhe deklaroi largimin e Mitrit dhe të kompanisë nga “sytë këmbët” nga Shqipëria dhe bashkë me ta edhe të 450 milionë eurove që do të investoheshin.

8 maj 2018 – Grabitet posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit

Dy persona të paidentikuar sulmojnë dhe marrin një çantë me “dokumente me rëndësi” nga postieri i Postës së Durrësit. Ngjarja ndodhi pranë Zyrës Qendrore të Postës, pak pasi postieri ka dalë nga godina. Grabitësit kanë synuar dhe ja kanë dalë mbanë që të marrin materialet që ai kishte tërhequr për llogari të organit të akuzës. Edhe sot e kësaj dite është e paqartë se çfarë përmbanin këto dokumente, por praktika sugjeron se përgjithësisht materialet sekrete prokurorive të rretheve i shkojnë me postë, ose nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ose transkriptime të përgjimeve nga Prokuroria e Përgjithshme. Në një pjesë të mediave u hamendësua se materialet e grabitura lidheshin me hetimet për pronat në Gjirin e Lalëzit.

24 maj 2018 – Grabiten dosje nga zyrat e Prokurorisë së Durrësit

Pa u mbushur një muaj nga grabitja e postierit, persona të maskuar dhe ende të paidentikuar futen në ambientet e prokurorisë dhe largohen prej andej me dokumente nga dosjet hetimore që lidhen me çështjen e pronave, po në Gjirin e Lalëzit. Në shënjestër të grabitësve ka qenë zyra e Prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu. Ata kanë marrë dokumente me rëndësi, dosje origjinale hetimore si dhe kompjuterin e vetë prokurorit dhe të ocerit të Policisë Gjyqësore. Prokurori Shehu po hetonte çështjen e abuzimit të pronave në Ishëm, që përfshin edhe Gjirin e Lalëzit. Mënyra e grabitjes së dokumentacionit sugjeron se autorët ishin të mirëinformuar, pasi veç dokumentacionit kanë shkatërruar edhe serverin e kamerave të sigurisë duke humbur gjurmët, ndërsa një variant që qarkulloi është se ata janë futur në godinë duke përdorur kartat e punonjësve, pa qenë nevoja për të thyer ndonjë derë.

1 nëntor 2019 – Atentat prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja

Makina ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja i shoqëruar nga shoferi Andi Maloku dhe shtetasi Aleksandër Laho qëllohet me breshëri automatike. Të tre këta mbesin të plagosur. Por, atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja “zbuloi” se ai shoqërohej me persona me precedentë të theksuar kriminalë, siç ishte Landi Muharremit, njohur edhe si Aleksandër Laho, apo “Rrumi i Sukthit”, por edhe faktin që prokurori bridhte me makinë me dosjen “Konomi”. Vetë prokurori u justikua se dosjen e kishte në makinë për konsulencë, pasi bashkëshortja kishte një zyrë asistence ligjore. Kjo deklaratë e tij nxiti Këshillin e Lartë të Prokurorisë që të kërkojë nga kryeprokurorja Arta Marku hetim disiplinor ndaj Arjan Ndojës për papajtueshmëri me pozicionin e prokurorit.




Skip to toolbar