Vrau 19-vjeçaren shqiptare në Malin e Zi, vetëdorëzohet në polici autori

AKTUALITET


Pas 4 ditësh në arrati është vetëdorëzuar në policinë e Malit të Zi, 28-vjeçari Ilir Doka, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje ish-të fejuarën e tij Shejla Bakija vetëm 19-vjeçe, dhe plagosi rëndë babanë e saj Shaban Bakija.

Mediat lokale bëjnë me dije se Gjoka ka shkuar vetë me këmbët e tij në komisariat në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, i shoqëruar nga avokati Srđan Lješković. Krimi tronditës ndodhi në Karaburçko Polje të mërkurën. Policia kërkoi për Dokjan për disa ditë me radhe, dhe hetimet treguan se se ai kaloi kufirin me Shqipërinë nga Tuzi menjëherë pas vrasjes.


Ende nuk janë zbardhur detaje në lidhje me dëshminë që ai mund të ketë dhënë para policisë.

Për shkak të vrasjes së Sheila Bakija, një numër i madh i qytetarëve u mblodhën dje para stacionit policor në Tuzi me ftesë të Qendrës për të Drejtat e Grave, për të shprehur protestën e tyre sepse besojnë se agjencitë e zbatimit të ligjit nuk arritën të veprojnë në mënyrë parandaluese për vrasjen e Sheila Bakija dhe plagosjen e babait të saj Shaban.

Gjokaj do të merret në pyetje sot në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë.




Skip to toolbar