Vrau djalin me çekiç/ 77-vjeçari, kokulur para gjykatësve: Më lini more, njeri jam edhe unë

AKTUALITET


Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari nga Maliqi ka dalë para trupës gjykuese, pasi vrau djalin e tij, Hamdi Bylykbashi me çekiç.

77-vjeçari është shfaqur i tensionuar dhe kokulur teksa ka kërkuar nga mediat të mos filmohet.


“Më lini more, njeri jam edhe unë”, është shprehur ai. 

Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Zvezdë u raportua si aksidentale, por nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur është konfliktuar në banesë me babanë Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr.

Ky i fundit e ka goditur me çekiç në kokë duke bërë që 50-vjeçari të ndërrote jetë.

Në dëshminë e dhënë në polici, 77-vjeçari tha se i biri vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, çka ka bërë që të konfliktoheshin.




Skip to toolbar