Vrau në mes të Vlorës, i riu ekstradohet nga Italia

AKTUALITET


Një 32-vjeçar , i dënuar dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është ekstraduar nga Italia në drejtim të Shqipërisë. Shtetasi Ergest Avdia alisas Armando Metaj, 32 vjeç, lindur në Memaliaj, akuzohet për një vrasje të kryer në qytetin e Vlorës në 2018.

32-vjeçari dyshohet akuzohet për vrasjen me armë zjarri të shtetasit Vasil Dervishaj në qershor të 2018 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.


Pas ngjarjes ai është larguar drejt Italisë, ndërsa gjykata Vlorë e ka dënuar atë në mungesë me “arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.




Skip to toolbar