Vrau shqiptarin në klub nate, dorëzohet në polici adoleshenti në Gjermani

AKTUALITET


Një 17-vjeçar është vetëdorëzuar në policinë gjermane pas dyshimeve se ai është autori i vrasjes së një shqiptari 25-vjeçar në qytetin e Këlnit.

Sipas gazetës BILD, shqiptari ishte për vizitë te një i afërm në këtë qytet dhe kishte dalë për të festuar Halloween.


Ai u qëllua me një mjet të mprehtë përpara një klubi nate. Dëshmitarët thanë se mes tij dhe një personi tjetër kishte pasur sherr edhe brenda klubit.

Nuk dihet nëse adoleshenti e ka qëlluar me thikë apo me ndonjë shishe birre të thyer. Adoleshenti është nën akuzë për vrasje. Ai nuk ka folur, ndërsa është dorëzuar bashkë me avokatin në polici.




Skip to toolbar