Vritet me armë zjarri pronari i një lokali në Tropojë

AKTUALITET


Guxim Gjyriqi, 47 vjeç, pronar i një pike karburanti dhe i një lokali në qytetin e Tropojës, është vrarë me armë zjarri para lokalit të tij që ndodhet në rrugën e spitalit. Vrasja ka ndodhur në orën 23:32 të mbrëmjes së të dielës, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e vrasjes dhe as autorët.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, si dhe dy grupe të FNSH kanë rrethuar të gjithë zonën, ndërsa vazhdojnë  kontrollet dhe krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit, apo autorëve.


47-vjecari i vrare, Guxim Gjuriqi



Skip to toolbar