Vuçiç në konferencë për mediat, por ministri i Brendshëm serb filmohet duke qeshur me vete

BOTA


Në rrjetet sociale është bërë virale një video nga një konferencë për media në Serbi, ku ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin duket se flet me veten.

Ndërkohë që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po mbante fjalimin e tij, ministri Vulin ishte ulur në një karrige dhe është fiksuar nga kamerat duke shfaqur mimika të çuditshme por edhe duke buzëqeshur.


“Çfarë nuk shkon me të?” shkruan një person në Tëitter, teksa ka shpërndarë këtë video.

Por më pas video është rishpërndarë shumë herë në rrjet dhe është përdorur për të bërë shaka me këtë pamje.




Skip to toolbar