Vuçiç: Prishtina nuk pranon të flasë, po e pengon dialogun Serbi-Kosovë

KOSOVA


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke iu përgjigjur pyetjes për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se Albin Kurti nuk dëshiron fare të bisedojë me të.  Mediat vendase shkruajnë se Vuçiq përmendi deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ku thotë se palët nuk kanë interes dhe besim të mjaftueshëm në dialogl, duke theksuar se qytetarëve duhet t’u thuhet se “Serbia dëshiron dialog”, por tha se “është fare e qartë se Prishtina nuk e dëshiron atë”.

“Ne jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen për personat e zhdukur. Ne duam rezultate, por zyrtarisht mund të them se Prishtina nuk dëshiron të flasë fare me ne,”- u shpreh Vuçiç.


Ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të dielën se “Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë”.

I pyetur nëse Serbia po e kushtëzon dialogun, Kurti deklaroi se nuk ka informacione për këtë. Sipas tij, mbajtja e takimit varet nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisarit të tij, Miroslav Lajçak.




Skip to toolbar