Zaloshnja: Për kë bëjnë tifozllëk tiranasit?

Më të fundit


Në një sondazh socio-ekonomik që zhvillova në territorin e Bashkisë Tiranë (përfshirë edhe fshatrat), kisha në pyetësor edhe pyetjen “Në futbollin europian, për cilin klub bën tifozllëk?” Duke qenë se sporti nuk përbënte fokusin kryesor të sondazhit, kjo pyetje nuk shoqërohej me pyetje mbi intensitetin e tifozllëkut, si sa shpesh i shihnin ndeshjet e klubit të preferuar në kupat europiane, në kampionatet e vendeve përkatrëse, apo në ndeshjet miqësore, etj.

Sidoqoftë, bazuar në vetëdeklarimin e të anketuarve tiranas (18 vjeç e sipër), rezultoi se Milani është klubi me përkrahjen më të madhe mes tiranasve: 12.1% (marzhi gabimit statistikor për këtë përqindje është plus/minus 0.7%). Me extrapolim të përafërt të këtij rezultati (bazuar në moshat dhe gjinitë e përkrahësve), rezultoi se rreth 70 mijë tiranas të rritur përkrahin Milanin.


Milani ndiqet në renditjen e përkrahjes nga Bajerni dhe Juventusi, pothuaj me numër të barabartë përkrahësish, e me rradhë pastaj nga Interi, Barcelona, Reali, Man. Junajted, Liverpuli, etj (shihni tabelën shoqëruese). Ndër tiranasit e rritur, 33% nuk përkrahin asnjë klub europian (me ekstrapolim të përafërt rreth 192 mijë). Siç pritej, kjo përqindje është ndjeshëm më e lartë tek femrat – plot 56% e tyre nuk përkrahin asnjë klub europian. Gjithashtu, kjo përqindje është më e lartë tek moshat 65 vjeç e sipër – plot 53% e tyre nuk përkrahin asnjë klub europian.

Për kë bëjnë tifozllëk tiranasit?



Skip to toolbar