Kryeministri Edi Rama mbledh sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Ashtu si dhe javën e kaluar, takimi në fjalë po mbahet në selinë e Partisë Socialiste.
Mësohet se kryefjalë e diskutimit janë zgjedhjet e 25 prillit. Drejtuesit politikë si çdo javë, do të raportojnë për ecurinë e procesit, takimet si dhe angazhimet se dhe çfarë kanë bërë, ndërsa kryeministri do të vijojë me porositë për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Kujtojmë se PS ka shpallur një platformë, një proces për vlerësimin e deputetëve dhe më pas të ministrave, sa i takon përfaqësisë së tyre në parti. Kjo platformë do i shpërbejë Partisë Socialiste për të hartuar listën përfundimtare të kandidatëve.
