Zgjedhjet, kandidatët e PS për bashkinë Shkodër dhe Gramsh dorëzojnë mandatin në Kuvend

Më të fundit


Deputetët që do të kandidojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit kanë sot afatin e fundit për të dorëzuar mandatin në Kuvend. Besjan Ajazi dhe Benet Beci që garojnë nën siglën e PS e dorëzuan sot mandatin ndërsa më parë i dorëzuan edhe Luçiano Boçi me Belind Këlliçin.

Karrigen e Benet Becit që do të kandidojë për bashkinë e Shkodrës do e zërë Ilir Beqaj. Ndërsa Besjan Ajazi do të kandidojë për bashkinë e Gramshit. Në Kuvend do ta zëvendësojë Shkëlqim Bullari.


Mes deputetëve që lanë mandatin janë edhe Luçiano Boçi që kandidon për bashkinë e Elbasanit dhe do të zëvendësohet nga Qani Xhafa. Ndërsa karrigen e Belind Këlliçit që garon për bashkinë e Tiranës do ta zëvendësojë Asllan Dogjani.

I vetmi që nuk e ka dorëzuar ende mandatin e deputetit është Zef Hila, i cili doli nga primaret për bashkinë e Vaut të Dejës. Ai pritet të zëvendësohet nga Ludovik Hasani.




Skip to toolbar