Zgjedhjet, SHBA paralajmerojne KQZ: elementet kriminale, jashte procesit

AKTUALITET


Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Ka qenë vetë Celibashi ai që ka nxjerre detaje nga takimi me diplomaten amerikane, ndërsa theksoi se prezantuan ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit.


“Identifikimi biometrik, votimi elektronik, lista e zgjedhësve, dokumetet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës & mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim @USAmbAlbania në takim e sotëm në KQZ. Së bashku me Nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor, sfidë për KQZ.”, tha Celibashi.

Por vete ambasadorja amerikane ka publikuar nje pasqyre me te zgjeruar te shqetesimeve qe ajo ka pasur. Sipas saj zgjedhjet duhet te jene te cliruara nga elementet kriminale, dhe per kete thote ajo, nuk ka nevoje te zbatohet ligji post mortem. Kim i ka kujtuar Celibashit qe Departamenti i Shtetit ka nxjerre nje liste me persona te shpallur ne liste te zeze per dyshime per aktivitete korruptive dhe kriminale, e sipas saj keta elemente dhe lidhjet e tyre nuk duhet te jene pjese e procesit zgjedhor.

Ne kete liste jane tre emra, Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe Vangjush Dako.

Pak dite me pare, i derguari i Departamentit te Shtetit per Ballkanin, Robert Palmer, beri thirrje per “zgjedhje te lira” ne vend, nje ndryshim ne terminologji nga shprehja e meparshme “zgjedhje te ndershme”.

Ambasadorja Kim perseriti mesazhin e Palmer ne takimin me Celibashin. Ajo foli se Shqiperia nuk mund te lejoje me vjedhjen e votes dhe zgjedhje te manipuluara.

Deklaratat vijne vetem 10 dite pas SHBA kaloi ndoshta krizen me te madhe politike te shekullit kur njerez te dhunshem sulmuan Kongresin Amerikan, pas thirrjeve te Presidentit Trump per proteste, pas pretendimeve te tij se zgjedhjet presidenciale te 3 nentorit ishin te vjedhura. Keto akuza quhen te pabaza, sa kohe gjykatat dhe shtetet verifikuan rezultatin. Vete Trump u shkarkua per te dyten here brenda 12 muajve dhe tani pritet qe Senati te votoje. Nese shkarkimi mbeshtetet dhe nga Senati, specialistet thone se Donald Trump mund te hettohet dhe per thirrje per kryengritje, nje gje qe cilesohet krim federal dhe ndeshkohet me masa te renda penale.




Skip to toolbar