Zgjedhjet në SHBA, Joe Biden kryeson në sondazhe

AKTUALITET


Vijon fushata elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur kanë mbetur edhe 49 ditë nga zgjedhjet presidenciale.

Sondazhet e bëra publike, mbrëmjen e së dielës, tregojnë për një kryesim të demokratit, Joe Biden, me 5 pikë krahasuar me presidentin aktual Trump. Por ditët në vijim, dhe fushata që vjen në ditët më të nxehta, pritet të ndryshojë shifrat.


Në këtë pikë, Bernie Sanders, dikur kandidat në primaret dhe sot një përkrahës i Joe Biden, shpreh shqetësimin e tij se metoda e liderit demokrat, me akuza të përhershme ndaj presidentit, nuk është rruga më e mirë.

Sipas Sanders, Biden duhet të fokusohet më shumë te tema si, paga më të larta, ulje të papunësisë dhe akses në politikat e shëndetit.

Në fakt, këto pika përbëjnë edhe bazën e fushatës së vet Sanders gjatë primareve.




Skip to toolbar