Një aeroplan që transportonte zëvendëspresidentin e Malavisë, Saulos Chilima dhe nëntë të tjerë është zhdukur, thuhet në një deklaratë nga zyra e presidentit, raporton BBC.
Avioni i Forcave të Mbrojtjes së Malavi “doli nga radari” pasi u largua nga kryeqyteti, Lilongwe, të hënën në mëngjes. Presidenti urdhëroi një operacion kërkimi dhe shpëtimi pasi zyrtarët e aviacionit nuk ishin në gjendje të kontaktonin avionin.
Ai duhej të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, në veri të vendit, vetëm pas orës 10:00 me orën lokale. Pasi u informua për incidentin, Presidenti i Malavisë, Lazarus Chakwera, anuloi fluturimin e tij të planifikuar për në Bahamas./abcnews.al