Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë, familjarët protestojnë në Tiranë

AKTUALITET


Fati i Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit (Krasniqi) nuk dihet ende. Dy 46-vjeçarët dyshohet që të jenë rrëmbyer dhe vrarë në Sarandë, por policia nuk ka arritur ende të zbardhë ngjarjen.

Ditën e sotme para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë familjarët e tyre kanë zhvilluar një protestë. Me pankarta në duar ku mbaheshin fotot e dy të zhdukurve u kërkua që të zbulohet se çfarë ka ndodhur me ta. Rreth 30 persona ishin mbledhur aty mëngjesin e kësaj të marte.


Policia thotë se po vijon hetimet për këtë ngjarje. Deri më tani është ndaluar një 28-vjeçar i quajtur Sofokli Baxheri pasi uniformat blu dyshojnë se ai është person që ka dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë nuk kanë munguar as kontrollet në Xarrë, Vrinë dhe Shëndelli të Sarandës, por nuk ka asgjë konkrete.

“Nëse kanë vdekur të paktën të na thonë dhe t’u hedhim një dorë dhé”- kjo ka qenë një ndër kërkesat të afërmve të Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, dy 46-vjeçarët e zhdukur në Sarandë.




Skip to toolbar