Urdhër arresti ndërkombëtar, a rrezikon Putin të arrestohet në Afrikën e Jugut

BOTA


Urdhri i arrestit i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, po shkakton probleme për pjesëmarrjen e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në samitin vjetor që zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Urdhër-arresti pretendon se Vladimir Putin është përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë.


Kjo do të thotë se çdo vend nën juridiksionin e Gjykatës ndërkombëtare Penale është i detyruar të dorëzojë Putinin nëse ai shkel në territorin e tyre.

Dhe Afrika e Jugut, vend në të cilin udhëheqësi rus do të marrë pjesë në samitin e 15-të të BRICS, është nën juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Sipas mediave lokale, zyrtarët e Afrikës së Jugut po përpiqen të bindin presidentin rus që të mos marrë pjesë personalisht. Samiti është një takim vjetor i pesë ekonomive kryesore – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut – të njohura si BRICS.

Një ish-këshilltar i Kremlinit ka parashikuar gjithashtu se Putini nuk do të fluturojë në Afrikën e Jugut për samitin, por pretendoi se kjo nuk do të ishte për shkak të kërcënimit të arrestimit të tij.




Skip to toolbar