Zjarri në malin e Shëngjinit, gjykata liron dy “piromanët”

AKTUALITET


Dy personat e arrestuar për zjarrin në malin e Shëngjinit janë lënë të lirë nga gjykata e Lezhës për mungesë provash. Togat e zeza kanë vendosur vetëm detyrim paraqitjeje për dy të rinjtë Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj, të cilët nuk kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria e Lezhës.

Sipas pretendimeve të tyre ata janë banorë të malit Rrenzit dhe nuk kanë lidhje me zjarrin e rënë në malin e Shëngjinit. Këta dy persona u arrestuan nga policia pasi akuzohen se i kanë vënë zjarrin malit me qëllim përfitimi, hapje kullotash për bagëti por që më pas zjarri u ka dalë nga kontrolli duke vënë në rrezik banesat aty pranë.


Zjarri në malin e Shëngjinit ishte i përmasave të mëdha dhe rrezikoi edhe jetën e zjarrfikësve, por fatmirësisht shuarja e tij u ndihmua edhe nga reshjet e shiut.




Skip to toolbar