Zvarritën qytetarin prej 15 vitesh, shkarkohen punonjësit e Hipotekës në Berat

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të shtunën se janë shkarkuar nga puna disa punonjës në zyrën e Hipotekës së Beratit.

Sipas Ramës këta punonjës kanë zvarritur prej 15 vitesh qytetarin Jani Daja, një ish-ushtarak e më pas emigrant që pasi mblodhi një shumë të caktuar parash, zgjodhi të rikthehej në vendin e tij.

Ndonëse kishte marrë truallin me dokumentet e duhura, punonjësit e hipotekës e kanë zvarritur prej vitesh për të marrë legalizimin.

“Me rastin e Jani Dajës, i cili duke u drejtuar në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, pas më shumë se 15 vite zvarritjesh mori më në fund hipotekën e shtëpisë dhe u bë shkas që kush e pengonte të largohej nga zyra e shtetit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Përmes platformës “Shqipëria që duam”, qindra qytetarë kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre dhe herë pas herë vetë kryeministri është i angazhuar në bërjen publike të tyre.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/730154770790978/?__xts__[0]=68.ARAqsgv1kcIpEkHPnJjJzV7Wm8wbFyIkjmXWRCYJtvnQUsELeRMrEAMuvW09dGp2bs8vKL2551QeJy4GALmkHS-ok1LcuKb-rTkuJvrbQrY6r6h02LS8bawbwPnOkr01cuQ9zxB6c0ossoK2rw177m02vhhuWo5g_rjC6yCI-NoPFTKD25P_LbXSEYZq3ZK3y7AN1_88CmoYyEokzcMAsYxHHIs47JOiTy-I-CHT2a_Y141jJTq9J4t5r86RObr68gT2Boy01dXh1CLffWApq4hXrBweUTK6ZvOWyMfH0cOmv1Xv7kvm732rOJhbkKtv0BmO8A76-NaVaRhMFqy2wSJtgxI2Suzp&__tn__=-R


Skip to toolbar