Në një zhvillim të papritur, Policia e Las Vegas raportohet se ka arrestuar sot autorin e dyshuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur, gati 30 vite pasi ndarja nga jeta e artistit tronditi botën dhe mbeti një mister.
Legjenda e muzikës rap u qëllua 4 herë gjatë të shtënave me makinë, pikërisht në Las Vegas, në vitin 1996. Identiteti i vrasësit të tij nuk u zbulua asnjëherë dhe ka mbetur nën hetim prej asaj kohe, ndërsa të premten në mëngjes policia arrestoi një burrë për vdekjen e tij, sipas burimeve që folën për agjencinë e lajmeve AP.
Ndërkohë në një raport special, “ABC News” citoi një zyrtar të lartë ligjor, i cili konfirmoi se një i dyshuar ishte arrestuar në lidhje me vrasjen e Shakur dhe se akuzat do të shpallen së shpejti. Bëhet me dije se bëhet fjalë për një person që ka qenë disa herë i arrestuar dhe i marrë në pyetje gjatë viteve.
Shakur ishte vetëm 25 vjeç kur vdiq, një javë psi u qëllua 4 herë, ndërsa antentati ndaj tij ka qenë frymëzim për mjaft filma, dokumentarë dhe libra ndër vite.