4 makina përplasen në Fier, plagoset rëndë 30 vjeçari

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ku janë përfshirë 4 makina ka ndodhur të premten në qendër të Fierit, si pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë.

30-vjeçari që mbeti i plagosur ishte duke lëvizur me biçikletë. Ai i preu rrugën një makine tip ‘Benz’, që e përplasi duke e hedhur 20 metra në asfalt.


Drejtuesi i mjetit që përplasi biçikletën përfundoi në korsinë tjetër të lëvizjes duke përplasur edhe tre makina të tjera.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi goditja nga ‘Benz’-i me targa AA 710GC ishte e fortë. Drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksident kanë dëmtime të lehta. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.




Skip to toolbar