7 pikat e marrëveshjes për qeverinë Kurti-Osmani

AKTUALITET


Gjatë takimit të së enjtes kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e PKD, Vjosa Osmani kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për koalicionin qeverisës.

Mediat e Kosovës kanë publikuar një marrëveshje me 7 pika që është firmosur prej tyre dhe që është baza e bashkëqeverisjes dhe e krijimit të qeverisë së re të Kosovës.


Kurti dhe Osmani angazhohet që të krijojnë një qeveri të vogël me 15 ministri dhe dy zëvendës ministra për çdo ministri. Ata gjithashtu pranojnë që 30% e qeverisë të përbëhet nga gratë dhe mbledhjet e qeverisë të jenë të hapura për mediat. Që të dy krerët e koalicionit bashkë-qeverisës angazhohen për transparencë jo vetëm në vendimet e qeverisë por edhe në shpenzimet e Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore.

Marrëveshja Kurti-Osmani

1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendëskryeministra për ministri

2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive

3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt te të gjitha mbledhjeve të Qeverisë

4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës

5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare

6. Do të ketë depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike

7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat).




Skip to toolbar