Rama në shtëpinë e Arjan Salajt: Ka bërë një heroizëm të madh dhe të rrallë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pranë familjarëve të 33-vjeçarit Arjan Sala, i cili humbi jetën mes zjarrit duke shpëtuar shumë punonjës të tjerë.

Rama i ka dorëzuar vendimin që e shpalli të riun “Dëshmor të Atdheut”, teksa babai dhe vëllai kanë shpërthyer në lot.

Kryeministri tha se Arjani ka bërë një heroizëm të madh dhe të rrallë në këto kohë, teksa siguroi për mbështetje për familjen e tij të vogël dhe fëmijën.

“Ka shpëtuar shumë njerëz, fatkeqësisht me çmimin e jetës së tij, por ka bërë vërtetë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë në këto kohë. Natyrisht që jeta është pa çmim dhe nuk kthehet, por sidoqoftë është detyra jonë ta nderojmë dhe ta vlerësojmë dhe vendosëm ta shpallim ‘Dëshmor të Atdheut’. Do ta mbështesim me sa kemi mundësi familjen e tij të vogël dhe fëmijën. Një shumë të vogël për familjen, këto të gjitha më shumë në shenjë respekti se sa bëjnë ndonjë ndryshim”, deklaroi Rama, teksa duke i udrejtuar prindërve të Arjanit shtoi se “trim e ka bërë zemra dhe edukata që i keni dhënë”.



Skip to toolbar