Gazeta Tema: Basha dërgoi përgjimet e Avdylajt te gazetari gjerman

AKTUALITET


Në një artikull të botuar të mërkurën Gazeta Tema shkruan se publikimi i përgjimeve në gazetën gjermane nuk është i rastësishëm, por lidhet me vizitën e kreut të PD-së Basha, në Gjermani.

Madje në artikull shkruhet se përgjimet janë përgatitur nga montazhieri i PD-së.

Shkrimi i plotë i gazetës Tema:

Përgjimet e “Bild” për blerje votash në Durrës, u paralajmëruan që një ditë më parë nga mediat pranë PD-së, të cilat ishin në dijeni të kësaj gjëje.

Përveç faktit që publikimi i këtyre përgjimeve “rastësisht” përkoi me vizitën e Bashës në Gjermani, burime për CNA.al bëjnë të ditur se në fakt është vetë Luli ai që i ka çuar përgjimet te gazetari i “Bild”.

Përpara se Lulzim Basha të ikte në Gjermani, montazhieri i Partisë Demokratike i përgatiti të gjithë materialin, në dy gjuhë, të plotë.

Është vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai që ia ka dërguar materialin e plotë gazetarit gjerman.

Dhe mesa duket përtej një bombë mediatike kemi një përgjim në duart e Prokurorisë së Adriatik Llallës, që Luli po e përdor si “bombë” në mediat e huaja.

Prokuroria e Llallës fillimisht i ka vënë në dispozicion këto përgjime në dispozicion të gazetarëve pranë PD-së, si në rastin e Klodiana Lalës, që më pas i publikoi tek “Zëri i Amerikës”.

Ndërsa më pas, këto përgjime janë dorëzuar në vetë zyrën e Lulzim Bashës.

Zyrë e cila tani është bërë si zyrë shtypi, që shpërndaj materiale hetimore për mediat e huaja, me shpresë se në këtë mënyrë do të arrijë të rrëzojë qeverinë.(TemA)

Përgjimet e fundit Dako-Avdylaj:


Skip to toolbar