Në takimin e së premtes me banorët e njësisë 10 në Tiranë, në krah të kryebashkiakut Veliaj, Rama premtoi dhe njëherë se të gjitha shtëpitë e shembura nga tërmeti në fshatin Floq të Korçës do të rindërtohen.
Ai tha se në këtë fushatë elektorale nuk do të ketë postera dhe paratë do të përdoren për ndërtimin e shtëpive.
“Do bëjmë një fond solidariteti të çdo bashkie, çdo bashki do marri përsipër një shtëpi. Një pjesë të fondeve të fushatës do t’i fusim aty dhe si PS të japim ca kontribute, më mirë të ndërtojmë një shtëpi aty se sa të bëjmë ca postera. Pastaj dhe diçka nga buxheti dhe do ta bëjmë se ishin dëmtuar shumë. Të paktën nga shtatori ata të futen në shtëpi se ngaqë është lart atje dhe është ftohtë”, tha Rama.