Kur kanë kaluar 24 orë nga vrasja e biznesmenit Rakip Roli ende nuk ka asnjë person të arrestuar, por autoritetet kanë emrat e dy personave të dyshuar. Policia e Laçit ka vijuar hetimet intensive, duke ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetin dhe në zonat përreth.
Edhe pse policia ngriti pika kontrolli pak minuta pas ngjarjes, sërish mendohet se autorët janë larguar. Burime për Klan News bëjnë me dije se autorët e dyshuar që janë identifikuar si S.L. dhe djali i tij janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe më pas ata mund të jenë larguar drejt Elbasanit.
Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, si dhe kanë marrë dëshmitë e dy shoferëve që u përfshinë në një aksident me makinën e viktimës.
Rakip Roli, i cili ishte një emër i njohur për policinë, u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në zonën e njohur si Sanxhaku në Laç. Roli ishte një biznesmen në këtë qyteti, por ai ka pasur të shkuar kriminale.