Vrasja e ish-policit Santiago Malkos, dënohet me 25 vite burgim Blendi Teta

AKTUALITET


Dënohet me 25 vite burg Blendi Teta, i vetmi i arrestuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Pas 12 seanca shtyrjesh gjykata dënoi me 25 vite burg Blendi Tetan me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Teta u arrestua fillimisht pas dyshimeve për akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, por më pas akuza ndaj tij ndryshoi në vrasje dhe dosja e tij u nda nga të dyshuarit e tjerë.

Prokuroria deklaroi se motivi i vrasjes ishte përplasja e dy grupeve kriminale që ishin në rivalitet për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Nga njëra anë vëllezërit Duka e njerëzit e tyre, dhe nga ana tjetër ish-polici Malko.



Skip to toolbar