Rama në Shkup më 12 nëntor/ Qeveria shqiptare, seancë të përbashkët me të Maqedonisë së Veriut

AKTUALITET


Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve INA, e cila njofton se në seancën e sotme, mazhoranca maqedonase, me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, ka shqyrtuar dhe ka miratuar Informacionin për mbajtjen e seancës së dytë të përbashkët të Qeverive të RMV-së dhe Shqipërisë.

Seanca e përbashkët, parashikohet të mbahet më 14 Nëntor 2022 në Shkup.



Skip to toolbar