Rusia mohon akuzat se ka sulmuar Poloninë: Provokim i qëllimshëm! 

BOTA


Rusia ka mohuar deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë se raketat ruse kanë rënë në fshatin polak Przewodo pranë kufirit me Ukrainën.

Ministria ruse e mbrojtjes postoi në Telegramin e saj, duke i quajtur raportimet “një provokim të qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën”.


“Asnjë goditje nuk u krye kundër objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polako nga mjetet ruse të shkatërrimit,” thuhej në deklaratë.Ai tha se fragmentet e raketave nga vendi i ngjarjes, të raportuara të filmuara nga media polake, nuk kishin të bënin me armët ruse.




Skip to toolbar