Shefi i OKB-së bën thirrje për hetim të pavarur për varrezat masive në Gaza

BOTA


Shefi i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se është “thellësisht i alarmuar” nga raportet për varreza masive në disa vende në Gaza.

“Ka narrativa konkurruese rreth disa prej këtyre varreve masive, duke përfshirë akuza serioze se disa nga ata që u varrosën u vranë në mënyrë të paligjshme. Është e domosdoshme që hetuesve të pavarur ndërkombëtarë, me ekspertizë mjeko-ligjore, t’u lejohet akses i menjëhershëm në vendet e këtyre varreve masive, për të përcaktuar rrethanat e sakta në të cilat qindra palestinezë humbën jetën dhe u varrosën, ose u rivarrosën,” tha ai.


“Familjet e të vdekurve dhe të zhdukurve kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur. Dhe bota ka të drejtën e përgjegjësisë për çdo shkelje të ligjit ndërkombëtar që mund të ketë ndodhur.”, shtoi Guterres.

Javën e kaluar, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm tha se do të kërkohet një mandat nga një organ i Kombeve të Bashkuara për organizatën që të zotërojë ligjërisht çdo provë të mbledhur gjatë zbulimit të varreve masive, në mënyrë që OKB të kryejë hetimin e vet./abcnews.al




Skip to toolbar