Mori 3.3 mln lekë ryshfet/ SPAK: Zyrtarja e MSH Favorizoi një operator në tender

AKTUALITET


SPAK ka dalë në një njoftim zyrtar mbi arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistes në zyrën e prokurimeve të Ministrisë, Laura Sheto.

SPAK njofton nga ndjekja me metoda speciale të hetimit janë grumbulluar prova të cilat kanë evidentuar se, një operator ekonomik do të jepte një përfitim të parregullt (në formën e shumave monetare) me qëllim shpalljen fitues në një procedure prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në cilësinë e Autoritetit Kontraktor), Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës.

Më tej, në njoftim thuhet se pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, u krijuan dyshime se Joana Duro, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 Lekë, për të favorizuar një Operator Ekonomik. Këto vlera monetare u dhanë nga Laura Sheto me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

SPAK bën të ditur se në zyrën Sekretares së Përgjithshme u bë e mundur edhe sekuestrimi në cilësinë e proves materiale të shumës prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) Lekë.

Mbi Joana Duron dhe Laura Sheton rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.



Skip to toolbar