Përgjimi i Kryeministrit: kujdes me komisionerët, se ata (PD) janë maskarenj! (Po Rama e mbron)

AKTUALITET


Gazeta gjermane Bild ka publikuar të hënën përgjime të reja, ashtu siç kishte paralajmëruar gazetari gjerman Pieter Tiede një ditë më parë.

Biseda e parë e përgjuar që është hedhur nga Bild është ajo mes kryeministrit Rama dhe Drejtorit të Drejtorisë së të Huajve në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, i cili sipas bisedës së zhvilluar me kryeministrin ka qenë i dërguar i posaçëm për zgjedhjet. Dy protagonistët e telefonatës flasin për pritshmërinë e rezultateve dhe një incident që ka ndodhur me grupimet e PD, të drejtuara nga Flamur Noka. ndërkohë Kryeministri ka reaguar duke thene se Keshi ne ate kohe nuk ishte ne polici dhe se do ta ribente ate bisede.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Biseda e kryeministrit Rama me drejtorin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Arben Keshi

Arben Keshi: Përshëndetje!

Edi Rama: He mo, si duket?

Arben Keshi: Po mirë, mirë te pritshmëritë jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po, me pjesën e atyre që na thonë komisionerët, them e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ë?

Arben Keshi: Po, po, them që po.

Edi Rama: PO ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë?

Arben Keshi: Deshën të më kapin mu, por punë dy minutash, sa u futa te shtabi, se po prisnin te hoteli ku flija.

Edi Rama: Ça të bënin ty ata?

Arben Keshi: Po ishin nja 50 veta, thjesht këtë pjesën e presionit, me të goditme, me kshu. Ai është legen, ai Flamur Noka.

Edi Rama: Ça do të bëjë ty Flamur Noka mo?

Arben Keshi: Jo mo, ai thjesht që… Po them edhe ky djali sa doli se më la mu, s’i pa që doli. Ata kujtuan se jam edhe unë në makinë, edhe e ndalën, nja 50 vetë. Jo që i bënë gjë, por sa e goditën. Problemi është se iku dhe nuk e kapëm dot.

Edi Rama: Më mirë kështu, se ç’i do sherret. Dëgjo, por ti mendon se e kemi realizuar objektivin?

Arben Keshi: Këtu, unë them që po. Ndoshta mund të jetë pak ose më shumë, por nga ato që na kanë thën komisionerët, jemi në pritshmëri të mbara.

Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top?

Arben Keshi: Po, po, i kam pasur shumë të mirë.

Edi Rama: Ok, mirë vëllai

Arben Keshi: Ishalla, faleminderit

Edi Rama: Ciao, ciao



Skip to toolbar