Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu thekson se mbajtja e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë është një sinjal mbështetjeje. Gjatë intervistës për emisionin për ‘Real Story’ në ABC News, Bregu tha se ky proces ka axhenda konkrete, që i bëjnë mirë vendit.
“Teorikisht mund të themi se cdo vend ka rrugëtimin e tij, praktikisht mes shqiptarëve janë gjithmonë emocionet që do të diktojnë dhe ne ngado të sillemi e dimë se jemi 7 mln shqiptarë të ndarë në 4 pjesë. Nuk mund të mohosh që kjo pjesa e emocioneve në rastin e Shqipërisë ka një vlerë të shtuar, por rrugëtimi është individual dhe një Shqipëri, që nëse do kishte mundësi të ecte më shpejt në rrugëtimin e saj europian do kishte vetëm një ndihmë më shumë, qoftë edhe nga ideja e imazhit, sic është sot në NATO do të ishte një ndihmë më e madhe, qoftë edhe duke nisur nga shkëmbimi i eksperiencës ndërmjet administratave. Për të gjithë shqiptarët që janë në rajon.
Nuk dua të bëj komente referuar deklaratave të askujt në Kosovë apo në Shqipëri, unë vijoj të them që në fund të ditës e mira jonë e përbashkët është të mos kemi asnjë problem që zakonisht shqiptarët i hapin vetes. Edhe ne këtu, problemet i kemi aq të mëdha me njëri tjetrin sa mund t’i bëjnë habi të tjerëve. Unë di dhe këtë mund ta konfirmoj, që në asnjë forum, asnjë tryeze, nuk ka patur nga shqiptarët që janë në pozicione drejtuese, anashkalim, harresë ose as padashje nuk ka patur kurrë mungesë dëshire për të artikuluar pro faktorit shqiptar dhe sigurisht edhe pro Kosovës. Unë jam ndër njerëzit që e kam të ndaluar me rregullore që të mos kem një pozicion neutral ndaj cdo vendi që është pjesëmarrës apo anëtar i institucionit që drejtoj. Ne e kemi të ndaluar me status psh, të përdorim fjalën vende, për shkak të konfliktit dhe të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, por ama në asnjë rast nuk i jam shmangur pjesës e të qenit shqiptare.
Kujt është më i madh në këtë rast po them vëllai i madh Shqipëria, i takon që të jetë edhe më tolerant. Nuk kam arsye të përmend asnjë rast, por e them gjithmonë që një shqiptari i takon në cdo rast edhe nëse ka ndonjë moment keqkuptimi të jetë me tolerant.
Kur ishte koha e Majlindës ministre nuk i kam lënë gjë mangut pjesës së komunikimit për procesin, por për të gjitha ato arsye që thamë pak më parë. Shqipëria është në një process screening, negociatat do të nisin me kapitujt e parë që kanë të bëjnë më shtetin e të drejtës. Por nga nisja e një kapitulli deri te mbyllja e tij e më pas te mbyllja e gjithë kapitujve, nëse do ecim me këtë ritëm dhe nuk do ketë një grup burrash e grash që të thonë, ‘nuk mund ta mbajmë këtë proces edhe 125 vjet me idenë që Ballkani Perëndimor, është prioritet strategjik dhe gjeopolitik i yni, ndaj duhet të gjejmë një rrugëzgjidhje tjetër’, por besoj se mund të ketë edhe thyerje të tjera në këtë proces. Mbase anëtarësimi ynë do të vijë duke marrë sa më shumë në një proces afrimi gradual me Europën në bazë të reformave të caktuara dhe politikave të caktuara.
Kthimi i Tiranës në një kryeqytet që në harkun kohor të më pak se një viti, arrin të organizojë dy samite të rëndësishme, duke e sjellë Europën në rajon, nuk është pak. Ka patur një bashkërendim të samitit të procesit të Berlinit, nga Sofja para tre vitesh në zoom për shkak të pandemisë, por kjo është hera e parë që kemi një zhvendosje të procesit në rajon. Vjet me përmbylljen e ciklit ku edhe Berlini bëri samitin e tij, tashmë Procesi i Berlinit e ka fokusin te Ballkani Perëndimor, dhe lindi nga ish kancelarja Merkel pikërisht për Ballkanin Perëndimor, dhe nëse duam të rrisim pavarësinë nga ky rajon, pra t’i japim mundësi të jemi kontributorë real në procesin tonë te vetëvendosjes në këtë rast të bashkimit me Europën mirë është që këto samite të ndodhin në Rajon. Sinjali i Samitit nga Shqipëria është sigurisht një sinjal pozitiv, një sinjal mbështetje. Europa po bën gati planin e ri të rritjes dhe të mbështetjes për Ballkanin Perëndimor, me vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian këto ditë në rajon ne do të dëgjojmë pak më shumë, por samiti i Berlinit dallon nga procesi politik për anëtarësimin në BE, sepse nisi për të qenë më konkret. Pra, më konkret në investime në infrastrukturë, axhenda digjitale, lehtësimi i shkëmbimeve tregtare, nxitja e investimeve po ashtu. Pra, janë axhenda konkrete për të mos e lënë rajonin të ecë në procesin e europianizimit vetëm me ritmet e negociatave, por për të përfituar ndërkohë për t’u forcuar nga pikëpamja infrastrukturore, nga pikëpamja e sigurisë. Pra janë axhenda konkrete që Tiranës i bëjnë shumë mirë, Shqipërisë i bëjnë shumë mirë, dhe është ajo që thash pak më parë Shqipëria nuk eksporton probleme me asnjë vend tjetër. është vëllai i madh ndërmjet 4 vëllezërve në rajon dhe është një shtet anëtar i NATO-s që ka qenë në të njëjtën linjë me politikën e jashtme me të mëdhenjtë e kësaj bote, dhe të këtij globi. Për ne edhe në këtë proces të bashkëpunimit rajonal unë mendoj që Shqipërisë i takon dy herë.”, u shpreh Bregu.