Irani mund të kryejë sulme “domethënëse” ndaj Izraelit gjatë kësaj jave, tha Shtëpia e Bardhë më 12 gusht, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar për krizën në Lindjen e Mesme me udhëheqësit evropianë.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për atë që mund të jenë një seri e sulmeve domethënëse”, tha për gazetarët zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane, John Kirby.
“Ne ndajmë të njëjtat shqetësime dhe pritje sikurse homologët tanë izraelitë sa i përket kohës së mundshme [të ndonjë sulmi iranian], që mund të ndodhë këtë javë”, shtoi Kirby.
Deklaratat e Kirbyt u bënë në kohën kur SHBA-ja dërgoi një luftanije dhe një nëndetëse në rajonin e Lindjes së Mesme për të treguar mbështetje për Izraelin.
Irani dhe grupi libanez, Hezbollah – që është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – janë zotuar se do të hakmerren ndaj Izraelit.rel