SHBA/ Të shtëna me armë në një shkollë në Atlanta, dy të vrarë dhe disa të plagosur

BOTA


Të paktën dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga disa të shtëna me armë zjarri në një shkollë të mesme në Atlanta, Georgia të SHBA-së, sipas mediave amerikane.

Një i dyshuar është shoqëruar në polici. Agjentët e FBI-së dhe Byrosë së Hetimit të Gjeorgjisë janë në vendngjarje.

Ndërkohë, që ende nuk dihen më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje të rëndë./abcnews.al



Skip to toolbar