Një tjetër kandidat demokrat denoncon manipulimin e zgjedhjeve në Degën 2 në Tiranë

Më të fundit


Një nga kandidatët për kreun e PD-së në Degën 2 në Tiranë, Dritan Gazidedja, ka denoncuar zgjedhjet e 11 janarit.

Përmes një statusi në Facebook ai shkruan se votimi është manipuluar pas largimit të tij nga procesi i numërimit dhe se deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje për denoncimin e tij.

“Jo me kot e shtyva këtë moment falenderimi, për të patur mundësi të informohem cfare ka ndodhur pas largimit tim nga dhoma e numerimit te votave. Jam larguar menjeherë sapo mësova rezultatin tim 112 vota. Shtëpia ime është 1 km larg PD.

Nga momenti kur kanë bërë ndryshimet e pikëve, rreth 20 min pas largimit tim dhe deri tani nuk kam asnjë sqarim nga ata që e kanë detyrë, kushtuese, ligjore,nënligjore dhe respektim rregulloreje sepse po fusnin duart ne vota të numëruara dhe unë duhet të isha prezent për të parë cfarë kishte ndodhur! Kam tentuar të mar info por heshtje totale sikur kjo ska ndodhur kurrë.

Mendja e tyrre. Të dashur miq unë qëndrimin tim ndaj procesit zgjedhor ne teresi me të gjitha problematikat që kam gjykuar që kanë deformuar rezultatin e kam ankimuar te strukturat përkatëse brenda PD” – shkruan ndër të tjera ai.

Pak ditë më parë denoncim për manipulim e parregullsi të zgjedhjeve për kreun e Degës 2 ka bërë edhe kandidatja tjetër në garë, Irma Marku.

Ajo ka denoncuar për pjesëmarrje në votim të personave që nuk kanë qenë fare pjesë e listës së votuesve, të sjellë nga degët e tjera dhe për manipulim në procesin e numërimit të votave.



Skip to toolbar