Katy Perry këndon në hapësirë/ “Wonderful World” të Louis Armstrong, këngëtarja puth tokën pas kthimit

BOTA


Nje ekuipazh vetem me gra udhetoi ne hapesire me raketen New Shepard te kompanisë private hapësinore Blue Origin, në pronësi të miliarderit Jeff Bezos.

Ylli i Muzikës Pop Katy Perry,e fejuara e Bezos-it, Lauren Sánchez, gazetarja e CBS-it Gayle King, ish-shkencëtarja e NASA-s Aisha Bowe, aktivistja për të drejtat civile Amanda Nguyen dhe producentja e filmit Kerianne Flynn u nisen nga baza e Blue Origin në Teksasin Perëndimor, në orën 8:30 të mëngjesit me kohën lokale në Shtetet e Bashkuara. Fluturimi zgjati rreth 11 minuta dhe e coi ekuipazhin mbi 100 kilometra lartësi, përtej asaj që njihet ndërkombëtarisht si kufiri I hapësirës.

Pas përfundimit të fluturimit, kapsula u rikthye në Tokë me një ulje të butë të ndihmuar nga parashutat, ndërsa pjesa e raketës u ul në mënyrë të pavarur rreth dy milje larg vendnisjes.

Sapo u rikthyer, Katy Perry u ul dhe puthi tokwn. Sic kishte premtuar, ajo kendoi ne hapesire, jo ndonje hit te njohur te saj, por what a wonderful world te Louis Armstrong. Me nje luledele ne duar, ylli i muzikes pop tregoi eksperiencen e saj ne hapesire, te cilen do e ktheje ne nje kenge.

“Ndihem shumë e lidhur me dashurinë. Luledelet janë lule të zakonshme, por ato rriten në çdo kusht… ato kanë të forta. Nuk kishte te bente me kenget e mia. Ka të bëjë me një energji kolektive atje. Ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me krijimin e hapësirës për gratë e së ardhmes dhe me përkatësinë. Dhe ka të bëjë me këtë botë të mrekullueshme që ne e shohim dhe e vlerësojmë. E gjithë kjo është për të mirën e Tokës” King, Bowe, Sanchez dhe Flynn thane se eksperienca ishte e mrekullueshme dhe disa prej tyre do e benin serish.

Raketa “New Shepard” është plotësisht autonome, nuk kërkon pilotë dhe ekuipazhi nuk e operoi manualisht mjetin hapësinor. Fluturimi shënoi një moment historik, pasi sipas Blue Origin, i vetmi udhëtim hapësinor i realizuar më parë vetëm nga gra ishte më shumë se 60 vite më parë, kur kozmonautja sovjetike Valentina Tereshkova u bë gruaja e parë që udhëtoi në hapësirë në vitin 1963.

Blue Origin, e themeluar në vitin 2000 nga Jeff Bezos, po zhvillon paralelisht me turizmin hapësinor edhe projekte për ndërtimin e infrastrukturës afatgjatë në hapësirë, përfshirë raketat e ripërdorshme dhe sistemet për ulje në Hënë.

Çmimi i biletave për këto udhëtime ende nuk është bërë publik, por për të rezervuar një vend kërkohet një depozitë prej 150 mijë dollarësh, duke e bërë përvojën tepër ekskluzive. Ky fluturim jo vetëm që thekson përparimin teknologjik dhe turizmin hapësinor, por edhe rolin e gjithnjë më të madh të grave në eksplorimin e universit.



Skip to toolbar