Ancelotti “thërret” Neymar/ Sulmuesi 34 vjeçar përfshihet në listën paraprake për Botërorin

Më të fundit


Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti zbuloi listën paraprake me 55 futbollistët, që mund të thirren për finalet e Kupës së Botës. Pjesë e saj është edhe Neymar, i cili shpreson të luajë Botërorin e fundit në karrierën e tij.

Gjithsesi, sulmuesi 34 vjeçar nuk e ka të sigurtë ftesën, pasi edhe më parë ai ishte përefshirë në listat e zgjeruara të kombëtares, porn ë fund nuk ishtre grumbulluar. Neymar ka punuar shumë fort gjatë muajve të fundit, por Ancelotti është shprehur se do të marrë me vete në Botëror vetëm lojtarët që janë në formë.

Ndërsa lajmi kryesor ishte thirrja e “O’Ney”, lista e Ancelottit konfirmon se Brazili nuk do të ketë shërbimet e Estevao në Kupën e Botës. Talenti i Chelsea i dëmtuar në Premier League, ndërsa stafi mjekësor i kombëtares braziliane përcaktoi se ai nuk do të rikuperohet në kohë për turneun.

Me Estevaon jashtë fushës, dera është hapur për disa yje të kampionatit vendas. Sulmuesi i Flamengos, Pedro, është padyshim në garë. Konkurrenca është po aq e ashpër në mesfush.

Andrey Santos i Chelseat përballet me një rrugë të pasigurt pas një viti të vështirë në “Stamford Bridge”, me Casemiron, Bruno Guimaraes, Fabinhon, Danilo Santos dhe Lucas Paquetan aktualisht përpara tij në renditjen e lojtarëve. Nëse Andrey lihet jashtë, kjo mund t’i hapë rrugën Rayan, i cili bëri përshtypje gjatë pushimit ndërkombëtar të marsit dhe shihet si një alternativë e natyrshme për të luajtur në krahun e djathtë në mungesë të Estevaos. Brazili do të luajë në grupin C në “Botërorin 2026”, bashkë me Marokun, Skocinë dhe Haitin./abcnews.al



Skip to toolbar