Policia ka arrestuar një 48-vjeçar të dënuar me 13 vite burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Në pranga sipas policisë ka rënë A.D., 48 vjeç, banues në Durrës.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Parto në Itali e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
• A.D., 48 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.