A u dekonspirua operacioni? Ylli Zalla i shpëton sërish RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesën ku fshihej

AKTUALITET


Ylli Zalla i shumëkërkuari i policisë, ka mundur sërish t’i shpëtojë arrestimit.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me forcat RENEA kanë mundur të lokalizojnë këtë të martë, vendodhjen e të shumë kërkuarit Zalla në fshatin Zallë, kanë rrethuar për disa orë zonën, por ai është arratisur sërish

Brenda ambienteve ku dyshohet se ka qëndruar i shumë kërkuari, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Ylli Zalla është shpallur në kërkim prej vitit 2025 pasi në shtëpinë e tij u zbulua një arsenal armësh.

Ai dyshohet gjithashtu si i përfshirë në atentatin në Rinas ku mbetën të vrarë Muçi Shaljani dhe Gilmando Dani.



Skip to toolbar