Kanye West iku, por jehona e tij mbetet ende në Tiranë. Ende diskutohet akti normativ i qeverisë, prej 4.3 milionë eurosh që mundësoi realizimin e koncertit më të madh të mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.
Gonxhja sqaroi para akuzav të opozitës procedurat, duke zbuuar se eventi kishte vetëm financim pjesor nga pala tjetër, dhe qeveria u gjend në një situatë të paparashikuar ndaj dhe duhej të ndërhynte për të mos sjellë dështimin.
“Eventi u krye, i sukssesshëm nga data, ora, pjseëmarrje, logjistika. Mendohej nga promotorët që shitja e biletave do të ishte e garantuar, dhe mbështetja jonë duhet të ishte për aspektet e tjera. Nuk kemi qenë në dijeni, nuk ishim të përgatitur për financim pjesor të këtij eventi. Ishte në rrezik mosorganizimi i eventit për arsye se eventi nuk kishte garantuar ecuri në vetëfinancimin e eventit. Një event nuk financohet vetëm nga biletat, financohet nga një sponsor etj. Ishte e paparashikuar situata”, tha ai.
Për herë të parë, Gonxhja zbuloi se ishte parashikuar edhe ardhja e Jennifer Lopez në Shqipëri. Momentalisht, qeveria shqiptare e ka refuzuar për shkak të një shume të majme si garanci.
“Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot 2 milionë euro. Kjo është kostoja e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan JLo në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar”, shtoi ai.
Në ditët e fundit, qeveria shqiptare ndërhyu me një akt normative 4.3 milionë euro për të mundësuar më 11 korrik, në Eagle Stadium në Kashar, koncertin më të madh të mbajtur ndonjëherë në Shqipëri, të reperit Kanye West, me mbi 60 mijë spektatorë të ardhur nga mbi 80 vende të botës. Ky koncert, u mbajt në një kohë kur në Tiranë pak protestues mblidhen çdo pasditë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë, ndërsa më 11 korrik kërkuan edhe bojkotimin e Kanye West.
Thirrjet për bojkot rezultuan të dështuara. Por fatura që po i shkakton imazhit të vendit, po shtohet cdo ditë. Tashmë flamingot arritën një sukses tjetër: ndaluan me mënyrën e tyre, ardhjen e Jennifer Lopez në Shqipëri. Për momentin, hiret dhe zërin e saj, mund t’i admirojmë vetëm nga televiziori.
