Gazetari afgan Nadir Shah Sahibzada është vrarë nga persona të panjohur në krahinën Paktiya të Afganistanit.
Sahibzada ka qenë i punësuar në radion afgane me emrin “Zëri i Gardiz-it”. Kryeredaktori i radios në fjalë Abdul Rashid Jalalzey konfirmoi se gazetari Sahibzada fillimisht ishte rrëmbyer, e më pas edhe vrarë.
Jalalzey thekson se Sahibzada nuk ka pasur problem as mosmarrëveshje me askënd, dhe se ende nuk dihet motivi për vrasjen e tij.
Sipas të dhënave të Zyrës nacionale për mbështetje të lirisë së mediave, që nga fillimi i vitit 2019 në Afganistan janë vrarë së paku gjashtë gazetarë.