Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, është ndaluar në Vjenë pas një urdhër-arresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia. Ky lajm u dha nga mediat kosovare të cilat theksonin se Daut Haradinaj, njëherazi edhe deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ishte ndaluar rreth orës 14:30 nga policia austriake. Por kjo rezulton të jetë një Fake News.
Lajmi për arrestimin e tij është hedhur poshtë nga vetë Daut Haradinaj me një postim në Facebook. Pas publikimit të lajmit për arrestimin e tij në mediat kosovare, Daut Haradinaj ka reaguar duke postuar një foto të tij me shkrimin “Live nga Vjena”.
Daut Hardinja ka reaguar edhe për mediat se lajmi i arrestimit të tij nuk ishte i vërtetë, por ai ka qenë për një konsultë me policinë austriake.
“Lajmi për ndalimin nuk është i vërtetë. Unë jam i lirë në Vjenë dhe jam duke zbatuar planin tim. Nuk më ndaluan, por isha në një konsultë me policinë austriake.”- tha Daut Haradinaj.