Merrni disa këshilla, si të nxiheni shëndetshëm dhe pa u djegur në plazh

AKTUALITET


Stina e plazhit ka nisur dhe shumë prej nesh i janë drejtuar detit për të kaluar ditët e pushimit. Por përveç kënaqësisë, plazhi sjell edhe atë pjesën e keqe që është djegia e lëkurës. Për t’i shpëtuar kësaj,  ju ofrojmë disa këshilla në mënyrë që të nxiheni shëndetshëm dhe pa u djegur në plazh.

Mos qëndroni në diell në orët e pikut, pra duke nisur nga ora 11-16. Rreth kësaj orë qëndroni në hije dhe shmangni rrezet e diellit pasi janë shumë të forta.

Kohët më të mira për të ekspozuar veten për një nxirje të shëndetshme janë në mëngjes deri në 11 dhe pasdite pas orës 16:00. Shmangni orët nga 12 në 15 pasi në këtë kohë të ditës, rrezatimi diellor është në kulmin e intensitetit të tij ( dhe rreziku i dëmtimit të lëkurës!), nëse nuk doni të bëni pa të, mbrojeni veten me produkte me një faktor të lartë mbrojtës.

Mos i ekspozoni fëmijët nën moshën 3 vjeç në diell gjatë orëve të rrezatimit intensiv. Në të vërtetë, lëkura mban gjurmët e të gjitha rrezeve të marra gjatë fëmijërisë dhe si pasojë sa më e madhe sasia, aq më i madh është rreziku i paraqitjes së tumoreve në moshë madhore.

Mos e ekspozoni veten shumë gjatë në diell, në dy ose tre ditët e para.

Aplikoni produktet solare (krem me faktor mbrojtës) para se të dilni, që nga mëngjesi, dhe rinovoni aplikimin çdo dy orë dhe pas larjes në det. Aplikoni produktin solar edhe në lëkurë të errët dhe nëse tashmë keni një ngjyrë të bukur, ndoshta duke reduktuar faktorin e mbrojtjes.

Për të parandaluar sensibilizimin e lëkurës dhe reagimet alergjike nga rrezitjet, mos vendosni parfume me bazë alkooli para se të ekspozoni veten në diell.

Bëj banja dielli duke ecur ose duke luajtur. Në këtë mënyrë, rrezatimi diellor shpërndahet homogjenisht në të gjithë trupin, metabolizmi mbetet aktiv dhe nxirja juaj do të jetë uniforme.

Dielli nuk sjell vetëm nxirjen në lëkurë: mund të jetë i dëmshëm për sytë. Vishni kapele dhe syze dielli me lente të miratuara, të cilat mund të filtrojnë UVA dhe UVB (etiketa CE).

Pas plazhit përdorni kremin “after sun”, ai jo vetëm do ju japë ndjesinë e freskisë por edhe do të qetësojë lëkurën që ka marrë shumë rreze dielli.

Gjithashtu nuk duhet lënë pas dore ushqimi, pasi edhe ai ka rëndësi për një lëkurë të nxirë në mënyrë perfekte.

Ushqimet e pasura me vitamina janë në gjendje t’i sigurojnë lëkurës një hidratim të duhur: vitamina C (speca, agrume dhe kivi), me vitaminën E (vezë dhe brokoli), A-beta-carotene (perime me pulpë të kuqe ose të verdhë, karrota) japin një ngjyrë më të artë lëkurës. Dhe e fundit, pini shumë ujë dhe shpesh.



Skip to toolbar