U kap duke vjedhur në një qendër tregtare, i dalin në shesh vepra të tjera penale

AKTUALITET


Një person është arrestuar pasi u kap duke vjedhur në një qendër tregtare në Fier. Mirëpo arrestimi i tij i ka zbardhur edhe disa vjedhje të tjera të kryera më herët.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.G., 31 vjeç, i cili u arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit duke vjedhur rroba në një qendër tregtare. Pas hetimeve të policisë në fakt rezultoi se ky person kërkohej edhe për kryerjen e të paktën 3 vjedhjeve të tjera kohët e fundit.

31-vjeçari riu është autor i dyshuar edhe i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:

-Në datë 04.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në lagjen “Kryengritja”.

-Në datë 07.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në lagjen “8 Shkurti”.

-Në datë 09.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në qytetin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.



Skip to toolbar