Auriteti Kombëtar Ushqimor ka bllokuar 27 tonë fileto pule me salmonelë që vinte nga Brazili në portin e Durrësit. AKU gjithashtu ka ndaluar futjen në treg të 46.2 tonë produkte të pasigurta nga Brazili si dhe ka ndëshkuar me 5.25 milione lekë kundravajtjet ligjore në 3 supermarkete në Tiranë.
“Ne Durrës u ushtrua kontroll në dy ngarkesa me produkte importi, të dyja me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë , nga ku rezultoi: 27 tone “Fileto pule” me ngarkesë mikrobiologjike (Salmonella app)”- njofton AKU.
Gjithashtu janë bllokuar edhe 19.2 ton kafe kokërr e papjekur, pasi rezultonte me mangësi në dokumentacionin shoqërues.
“Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 9 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 5.25 milion lekë për 3 subjektet, “Tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu” me destinacion asgjësimin për produktin oriz të importuar në kundërshtim me ligjin, si dhe “Kthimi në vendin e origjinës” për 46.2 ton produkte importi të vlerësuar si të pasigurta për konsum human”, njofton AKU.