Makina përplas për vdekje kalimtarin në Sukth

AKTUALITET


Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 52 vjeçari ka ndodhur mëngjesin e  së shtunës në afërsi të Sukthit në Durrës.

Viktima është G.H. 52 vjeç. Policia njofton se 52-vjeçari ishte duke kaluar rrugën në momentin që u përplas nga një makinë tip Toyata në aksin rrugor Tiranë – Durrës.


Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar