Rama të vetëve: Kur unë ulem me Metën e Berishën, ju pse nuk uleni me njëri-tjetrin?

POLITIKË


Mbledhja e Këshillin Koordinues për Rajonin e Veriut në Velipojë e organizuar nga kryeministri Rama është shoqëruar me debate për emërimin e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Gjatë mbledhjes Rama ka thënë se 80 % e drejtorëve do të largohen duke u vlerësuar nga performanca e tyre, ndërsa për emërimin e tyre ka pasur përplasje mes deputetëve dhe drejtuesve të Shkodrës. Deputetët Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj i janë ankuar kryeministrit Edi Rama se nuk janë pyetur nga deputetët Senida Mesi dhe Luan Harusha për emërimin e drejtorëve të rinj. Por përgjigja e tij ka qenë e prerë dhe e ashpër duke kërkuar më shumë bashkëpunim mes palëve “kur unë ulem me metën dhe Berishën, ça keni ju që nuk uleni të bisedoni?”

“Pse nuk uleni bashkë? Tomën e kemi aleat. Sterkaj është i Malësisë së Madhe por ka të drejtë të jap mendim për drejtorët rajonalë. Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën, ju pse nuk uleni me njëri tjetrin të flisni?”, mësohet të jetë përgjigjur Rama.

Rama gjithashtu ka kërkuar që në të gjitha bashkitë e qarkut të Shkodrës të bëhet një rivlerësim të punës, performacës, buxhetit, projekteve dhe borxhi në mënyrë që të kuptohet se në çfarë situate ndodhemi.

“80% e drejtorëve do ikin. Për të gjitha bashkitë e Qarkut Shkodër do të bëhet vlerësim performance i institucioneve me varësi nga qendra.  Njëkohësisht do të bëhet analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”- ka thënë Rama raporton A2 CNN.

Partia Socialiste ka ngritur dy komisione (një prej të cilëve me qytetarë) për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Ngritja e komisioneve erdhi pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës pas akuzave që PD ngriti ndaj tij për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit.



Skip to toolbar