Një ndjekje si në filma, kështu është cilësuar aksioni i 25 shtatorit ku rojat bregdetare greke ishin vënë në ndjekje të dy gomoneve, që dyshoheshin se ishin me drogë. Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksionit të kryer në ujërat e territorit grek, në kufi me Turqinë, ku dy gomone, që dyshoheshin se ishin me drogë, u vunë në ndjekje nga roja bregdetare greke dhe një helikopter i Frontex. Në video shfaqen pamjet e operacioni antidroge, ku duhet momenti i arrestimit te 3 personave, dy shqiptarë dhe një shtetas italian. Gjatë aksionit ka qenë snajperisti, i cili qëlloi motorin e njërës prej gomoneve për të bërë ndalimin e saj, ku u bë i mundur edhe arrestimi i tre personave. Në pamje shihet se 3 personat kanë qenë të maskuar me skafandër dhe maska, ndërsa lëvizin me një shpejtësi për t’i shpëtuar policisë.
Sipas mediave greke, roja bregdetare është në kërkim të gomones së dytë, ndërsa të arrestuarit raportohet se nuk kanë folur gjatë marrjes së tyre në pyetje nga policia.
Gjatë të mërkurës në lidhje me aksionin ka reaguar edhe policia shqiptare, e cila konfirmoi arrestimin dy shtetasve shqiptarë, por mohoi që gomonet të ishin nisur nga Shqipëria, ndërsa shtoi se në gomonen e kapur nuk është gjetur drogë.