Policia e Shtetit reagon për gomonen e kapur me klandestinë në Itali

AKTUALITET


Gjatë të dielës një gomone me 33 emigrantë irakianë u ndalua në zonën e Salentos në Itali. Sipas mediave të vendit fqinj, gomonia vinte nga Shqipëria. Por, Policia e Shtetit në shqiptar përgënjeshtroi këtë lajm të dielën në mbrëmje.

Me anë të një deklarate për mediat, Policia e Shtetit tha se “nuk ka asnjë provë apo të dhënë që mjeti lundrues të jetë nisur nga toka shqiptare”.


Më tej, Policia e Shtetit sqaron se “Gjithashtu, nuk ka asnjë komunikatë apo deklarim zyrtar të forcave policore italiane apo të ndonjë institucioni tjetër që mjeti me migrante të jetë nisur nga Shqipëria.

Sipas dyshimeve të para të autoriteteve italiane, nisur edhe nga shtetësia e migrantëve, dyshohet se ata mund të kenë udhëtuar nga Turqia, nëpërmjet Greqisë, për në Itali.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të luftuar dhe goditur çdo tentativë trafikimi të qenieve njerezore apo çdo paligjshmëri tjetër.

Policia e Shtetit, duke përfituar nga ky komunikim, i kërkon medias që ta kontaktojë për informacion zyrtar e të saktë, për të shmangur keqinformimin e publikut”, përfundon deklarata.




Skip to toolbar